Dhe pse e hëna ishte ditë pushimi zyrtarisht, kryebashkiaku i ri i Klosit, Ilmi Hoxha, së bashku me drejtuesit e stafin e ujësjellësit të Bashkisë Klos, si dhe me policinë bashkiake, kanë inspektuar rrjetin e ujësjellësit të qytetit të Klosit, nisur dhe nga ankimimet e qytetarëve për mungesa të furnizimit me ujë të pijshëm. Sipas tyre, në rrjet kishte ndërhyrje të paligjshme si dhe probleme të tjera teknike. Drejtori i Infrastrukturës dhe i Shërbimeve pranë Bashkisë Klos, Albert Çollaku tha për “Mat Tv” se që në ora 06.00 e mëngjesit punonjësit e ujësjellës me grupet e punës janë shpërndarë në terren në aksion për të shkëputur lidhjet e paligjshme. Sipas Çollakut aksioni “me dorë të hekurt”do të vijojë edhe në ditët në vazhdim me synim shtimim e prurjeve dhe zgjerimin e orarit të furnizimit me ujë të popullatës që furnizohen me ujë nga ujqësjellësi i qytetit të Klosit.