Ura e fshatit Gërman në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit po rrezikohej të shembej si pasojë e gërryerjes së bazamentit të saj. Ura në fjalë qëndroi e tillë për shumë kohë, duke rritur rrezikun në maksimum për shembjen totale.
Ndërkohë, këto ditë Bashkia e Matit nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve ka ndërhyrë për forcimin e bazamentit të kësaj ure, në mënyrë që të shmanget shembja. Fillimisht është bërë mbushja e anës së poshtme të saj e cila ishte edhe më problematikja.
Ndërkohë mjetet kanë punuar për krijimin e një argjinature për të orjetuar prurjet e zallit të shkojnë në mesin e urës që të mbrojnë edhe anësoret e saj.
Specialistët thonë se nëse nuk do të ndërhyhej tani, rreziku i shembjes gjatë stinës së dimrit ishte i madh. Në këtë mënyrë, ura do të mbrohet për të mos lënë të izoluar qindra banorë të Gërmanit.