Shirat e Janarit dhe fillimit të Shkurtit krijuan probleme në rrugët rurale, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Ndërkohë prej ditësh Bashkia Mat po punon për rehabilitimit e rrugës së fshatit Karicë në Njësinë Administrative Baz. Aksi rrugor porj disa kilometrash është shtruar me zhavor, duke e bërë atë lehtësisht të kalueshëm për mjetet. Banorët shprehen se kjo ndërhyrje në këtë rrugë ju mundëson qarkullimin me të gjitha mjetet. Puna në këtë aks rrugor vijon me shtrimin e zhavorit dhe ngjeshjen e tij me mjet të rëndë, ndërsa do të hapen edhe kanalet kulluese anësore që do të mbrojnë karrexhatën nga vërshimi i ujërave të shiut.

Po ashtu, Bashkia Mat po punon edhe në rrugë të tjera të Njësisë Administrative Baz, duke i rehabilituar ato si rrugën e fshatit.