Vepra më e madhe vaditëse në Mat, kanali i Klosit ka arritur të jetë efektiv për femerët deri në fshatin Mallunxë të Njësisë Administrative Lis në Bashkinë e Matit. Aktualisht puna e Specialistëve të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës, sektori i Matit është përqendruar në riparimn e sifonit numër 12/1 në fshatin Mallunxë.
Dëmtimi i këtij sifoni ka bërë që dalja e ujit në fshatin Shoshaj e drejt fshatit Zenisht të ketë qenë e pamundur. Ndërkohë, Specialisti i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës, sektori i Matit, Basir Salaj shprehet se shumë shpejt ky sifon do të rregullohet dhe se për pak ditë, uji do të kalojë në fshatin Zenisht.
Sipas Salajt, pjesa nga Mallunxa në Zenisht është gati për ujin, ndërsa pritet rregullimi i sifonit të dëmtuar.
Përfaqësuesit e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit i bëjnë apel qytetarëve në të gjithë vijën që përshkon ky kanal, të mos ndërhyjnë në të. Po ashtu, kërkohet edhe ndërhyrja e bashkisë Klos për menaxhimin e vaditjes.