Ndarja e parakohëshme nga jeta e biznesmenit dhe qytetarit të shquar matjan Isuf Neli ka sjellë reagime nga disa figura të shquara. Të parët që reaguan ishin familja mbretërore të cilët shprehën dhimbje të thellë për këtë humbje.

Mesazhi i Oborrit Mbretëror Shqiptar

Me hidhërim mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të z Isuf Neli

Familja Mbretërore, duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e tij, i përcjellim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të familjes Neli

“Falënderoj nga zemra ata që mundësuan ngritjen e këtij piedestali të babait tim, birit të Matit dhe Mbretit të shqiptarëve. Në veçanti biznesmenin Isuf Neli që sponsorizoi ndërtimin e kësaj shtatoreje.”

Mbreti Leka

Burrel, korrik 2009

I pikëlluar u shpreh edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj i cili kujtoj me mirënjohje momentet kur Neli iu gjend pranë babait të tij Hilmiut në momentet më të vështira/

Mesazhi i ish kryeministrit Haradinaj

Pikëllues lajmi për vdekjen e papritur të mikut tim të çmuar Isuf Neli. Sipërmarrës e biznesmen i suksesshëm, e përtej kësaj, një prind i shkëlqyeshëm dhe një atdhetar i madh. Si përkrahës i monarkisë shqiptare, zemra e Isufit rrahte përtej partive e grupimeve politike, shqiptarët dhe mirëqenia e tyre ishin prioritetet e tij jetësore.
Sot, shpreh mirënjohjen time për kujdesin e tij për babain tim Hilmiun, në kohë të vështira për familjen time, gjatë kohës kur isha në Gjykatën e Hagës.
Duke qenë krenar që kisha një mik të tillë, sot bashkëndjej me familjen Neli dhe të gjithë ata që e njohën.
Pushoftë në paqe!

RH