Gjuetia e Peshkut në Liqenet Ulëz e Shkopet do të ndalohet rreptësisht nga data 25 Prill deri me datë 25 Maj. Këtë vit ky afat është lënë për shkak të kushteve atmosferike të cilat ende nuk janë të favorshme të shtimit natyral të peshkut. Kryetari i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit Ulëz, Gjon Rica thotë se vendimi është më se i drejtë dhe se vlen për të gjithë peshkatarët apo grupet e peshkatarëve, qofshin apo jo të liçensuar.
Gjatë kësaj periudhe, Rica tha se do të zhvillohen kontrolle të shumta në çdo orar dhe kush të konstatohet duke kryer veprimtarinë e gjuetisë, do të ndëshkohet sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Ogranizata e Menaxhimit të Peshkimit Ulëz, Inspektoriati Kombëtar i Peshkimit, e intitucionet e tjera bashkëpunuese, ju kërkojnë gjuetarëve që jo vetëm të ndalojnë gjuetinë në këtë periudhë, por edhe të denoncojnë çdo rast që e konstatojnë.