Teologu Vladimir Haxhijaj mësohet se ndodhej në ambjentet e xhamisë Burrel në momentin që është goditur nga një sulm në zemër. Besimtarë që janë ndodhur në atë moment në ambjentet e xhamisë por edhe të tjerë që shkuan aty, e transportuan menjëherë për në urgjencën e spitalit të Burrelit, por fatkeqësisht teologu Haxhijaj nuk mundi t’i mbijetonte sulmit në zemër.

Vladimir Haxhijaj prej vitesh ishte imam në xhaminë e Burrelit. Ai njihej për dashamirësinë dhe zemërgjerësinë e tij jo vetëm në rrethin e besimtarëve që e frekuentonin këtë objekt kulti, por edhe më gjerë. Besimtarë mysliman që frekuentojnë xhaminë Burrel, si dhe qytetar të tjerë që e kanë njohur kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të Vladimir Haxhijajt apo Ladit siç e thërrisnin të gjithë. Trupi i tij do të prehet përjetë në fshatin e tij të lindjes ditën e dielë në orën 14:00.