Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Ali Koleci është ndarë nga jeta në orët e para të kësaj të enjteje.
Ai punoi për shumë vite në gjykatën e Matit ku ka mbajtur edhe postin e kryetarit. Ali Koleci ishte baba i tre fëmijëve. Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur ka tronditur të afërm, miq e kolegë të tij.
Mat Televizion shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Koleci për humbjen e njeriut të tyre të dashur!