Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta biznesmeni i njohur nga Mati, Isuf Neli.

Baca Isuf siç thirrej nga njerëzit e afërt i kushtoi jetën zhvillimit të zonave minerare, biznes ku ishte i suksesshem.

Ai gjithashtu ishte një nga personat më të afërt të familjes mbretërore shqiptare. Neli u bë pjesë delegacionit mbretëror në Buckingam Palace ku u mundësua një takim me mbretëreshën e Anglisë, Elizabeth.

Gjithashtu për familjen Haradinaj dhe ish kryeministrin Ramushin, Isuf Neli konsiderohej mik i afërt i familjes.

Nga qytatarët matjanë Neli njihej si një kontribues për qytetin e tij ku një ndër veprat që i dhuroi qytetin ishte edhe statuja e Mbretit Ahmet Zogu në qendër të qytetit.

Mat Tv dëshiron ti shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Neli për humbjen e njeriut të tyre të zemrës