Pas shumë kohësh pritje ekipi i Burrelit më në fund ka mësuar se kë do këtë përballë në këtë sezon prej protagonisti.
Duket se deri diku i ka buzëqeshur edhe fati matjanëve pasi ekipe favorite si Egnatia dhe Flamurtari janë shortuar në grupin tjetër.
Në grupin A ku është edhe ekipi jonë përveç Burrelit favoritë mund të cilësohen edhe Korabi dhe Dinamo, kjo në bazë të merkatos së zhvilluar deri në këto momente.
Gjithsesi vetëm fusha e blertë mund te tregojë kush kalon në superiore pasi siç dihet kategoria e parë gjithmon ka rezervuar supriza.
Po në veri do të jenë Vora edhe Partizani B, dy skuadra të ngjitura këtë sezon në Kategorinë e Parë. Kështu, do të kemi edhe një derbi kryeqyteti në Grupin A mes të kuqve dhe Dinamos. Flamurtari dhe Luftëtari, dy skuadrat e rëna nga Superiorja, do të jenë në Grupin B, siç është logjike për pozicionin gjeografik të tyre.
E njëjta logjikë vlen edhe për Tomorin e ardhur nga Kategoria e Dytë. Në këtë grup bëjnë pjesë gjithashtu edhe skuadra të tjera me shumë emër në futbollin shqiptar, si Besa, Lushnja dhe Elbasani apo Pogradeci.
Risi është kalimi i Egnatias në jug. Sezonin e fundit kjo skuadër, që këtë verë ka afruar shumë lojtarë të njohur dhe një trajner si Gugash Magani, luante në Grupin A.
Kampionati i Kategorisë së Parë me shumë mundësi nis më 17 tetor, por kjo datë mbetet për t’u zyrtarizuar nga FSHF-ja.