Presidenti Meta ka postuar një video duke ia marrë valles në Zall-Dardhë të Dibrës, ku kreu i shtetit ndodhet për të kaluar fundjavën.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fvideos%2F696781964525177%2F&show_text=0&width=560

Edhe pse ‘harroi’ akuzat dhe sulmet ndaj qeverisë nën terapinë e muzikës dibrane, kreu i shteti ka harruar edhe pandeminë ku respektimi i distancës, mbajtja e maskës dhe shmangia e grumbullimeve nuk ekzistojnë në takimet dhe festat e tij.

Pa komplekse, pa zbatim rregullash dhe i qeshur presidenti i është bashkuar banorëve dhe valltareve në një valle me ritme të zonës.

Një mbrëmje e paharrueshme në Zall Dardhë. Këto vise të mrekullueshme duhet të gjallërohen përgjithmonë!”, shkruan Meta.