Nata e ndërrimit të viteve është kthyer tashmë në një natë simbolike për të gjithë, por mënyrat e pritjes së ndërrimit të viteve janë të ndryshme. Qytetarët e Klosit ashtu si vitet e kaluara janë të ndarë sa i përket rëndësisë dhe vendit ku do të festojnë ardhjen e vitit të ri. Pjesa më e madhe e tyre thoë se do tap resin vitin e ri në shtëpi për shumë arsye, që nga ajo ekonomike, ajo e një ambjenti të qetë e të qenit vetëm me njerëzit më të afërt. Por ka edhe nga ata që kanë vendosur ta festojnë në lokale, në ambjente që organizohen për këtë festë.
Gjithësesi, në traditën shqiptare ende vijohet të ruhet familja, ndonëse në qytetet e mëdha, pas orës 12:00 janë të shumtë që dalin me shoqërinë.