Çelja e lules së poetit apo siç njihet me emrin shkencor Narcisus Poeticus në fshatin Xibër – Hane të Klosit, ka tërhequr vizitorët e parë jashtë zone për këtë vit.

Kjo familje ka udhëtuar nga Tirana për në livadhet e Ketit, shoqëruar nga një i afërm i tyre. Kureshjta teksa ka dëgjuar për sipërfaqen e madhe me lulen e rrallë, ka bërë që Hashim Pira me origjinë nga Dibra të udhëtojë për ta parë nga afër. Hashimi tregon se është mrekulluar kur ka mbërritur në livadhet e Ketit të mbushura me lulen aromëmirë.

Bashkë me Hashimin ishte e dhe i vëllai me familjen e tij. Mersim e Mihane Pira thonë se do tjua sugjerojnë edhe të tjerëve p[ër ta vizituar, madje që javën e ardhshme.

Lulja e Poetit ka çelur dhe mirëpret të gjithë vizitorët të cilët nuk mund të largohen pa marrë edhe një buqetë me vete.