Fermerët të cilët kanë përfituar naftë falas nga qeveria shqiptare, një nismë kjo e ndërmarrë në fillim të këtij viti, patën mundësinë që sasinë e përfituar sipas kushteve të paracaktuara, ta tërhiqnin në dy sezonet e mbjelljes.

Nëse një fermer ka përfituar psh 100 litra naftë, 50 do t’i tërhiqte në sezonin e mbjelljeve të pranverës, ndërsa pjesën tjetër në sezonin e mbjelljeve të vjeshtës.

Por në Mat, rezultojnë që rreth 50 fermer, nuk e kanë tërhequr sasinë e dytë të naftës së përfituar. Drejtues të Ekstensionit Bujqësor në Mat, thanë se këto fermer edhe pse e kanë patur sasinë e naftës në kartën e tyre që prej muajit Shtator, nuk e kanë tërhequr ende pranë pikave të karburanteve.

Por problemi qëndron se nëse ata nuk e bëjnë këtë procedurë deri me datë 30 nëntor, atëherë kartat e tyre do të mbyllen dhe fermerët nuk do të kenë më mundësinë ta tërheqin këtë naftë.

Fermerëve ju kanë mbetur edhe 5 ditë për ta bërë këtë, pasi me datë 1 Dhjetor, kartat e tyre do të jenë jashtë funksionit.