Megjithëse është bërë disa herë problem mediatik siguria në rrugën nacionale Burrel – Skuraj vijon të jetë në minimum. Mungesa e sinjalistikës horizontale e vertikale është element më vete, ndërsa problem mbeten barrierat anësore. Kjo është ura e rrugës nacionale mbi zallin e Trrajës në afërsi të Bushkashit. Edhe pse shumë pranë kësaj ure firma po punon për ndërtimin e një muri, në murin mbrojtës të urës nuk është ndërhyrë. Drejtuesit e mjeteve thonë se e gjithë rruga është problem, por mbi të gjitha urat të cilat nuk kanë asnjë siguri gjatë kalimit mbi to. Ata shprehen se jo vetëm duhet të jetë mbrojtësja mbi këta ura, por edhe sinjalet fosforishente.
Në aksin nacional Burrel – Skuraj prej vitesh nuk investohet në të, duke u harxhuar me qindra miliona lekë vetëm për mirëmbajtje rutinë, pastrim ferrash e kanalesh kulluese.