Për shkak të festës së Kurban Bajramit në Klos u zhvillua sot pazari i gjësë së gjallë, që zakonisht zhvillohet të dielave. Por blektorët që kanë dalë për të shitur bagëtinë ankohen për mungesë të shitjes. Sipas tyre shkak për këtë është bërë mungesa e thertores prej disa vitesh tashmë.
Vetë blektorët tregojnë se qytetarët e kanë të pamundur t’i blejnë kafshët të gjithën dhe kërkojnë vetëm disa kilogram mish për të festuar Kurban Bajramin. Në këto kushte, ata largohen pa blerë asgjë pasi nuk kanë mundësi ekonomike. blektorët thonës e si të mos mjaftonte mungesa e shitjes së kafshëve të tyre, në Klos mungon një treg i mirëfilltë për ta, megjithëse njihet gjerësisht Pazari i klosit për prodhimet e tij.
Blektorët që janë mbledhur në pazarin e Klosit detyrohen që të paguajnë transportin edhe njëherë për t’i marrë kafshët e tyre në shtëpi, pasi nuk shiten. Shumë prej tyre kthimin në banesë e bëjnë në këmbë duke sfiduar edhe temperaturat e larta të korrikut.