Në rrugën nacionale nga Klosi deri në fshatin Suç vijojnë të mungojnë kontenierët e mbeturinave. Në gjithë këtë aks rrugor ku përgjatë tij ka një numër të madh banesash, nuk është vendosur asnjë kontenier, duke e kthyer rrugën të ndotur nga mbeturina të ndryshme.
Por situata vijon të mbetet problematike edhe pranë kroit të ndërtuar në vendin e quajtur shkëmbi i kuq në njësinë administrative Suç.
Ndonëse ky burim uji tashmë i rregulluar prej afro tre vitesh nga bashkia e Klosit, nuk ka një kontenier afër që ata që ndalojnë t’i hedhin mbeturinat aty.
Siç shihet nga pamjet, ambjenti përreth është i ndotur. Këtu qëndron edhe një tjetër problem pasi mungesa e ndërgjegjës qytetare për t’i marrë mbeturinat me vete, bën që burime apo ambjenti të ndotet më shumë. Po ashtu në afërsi të tij vijojnë të hidhen mbeturina të ndryshme, siç janë dhe këto që shihni në pamje.