Për shkak të mungesës së thertoreve në Burrel e Klos, fermerët matjan i janë drejtuar pazarit të Milotit i cili zhvillohet të dielave për të tregtuar bagëtinë. Ata shprehen se prej tre vitesh po përballen me mungesë të shitjes në Burrel e Klos pasi aty mungojnë thertoret.
Në këto kushte ata detyrohen që të udhëtojnë me dhjetra kilometra nga fshatrat e Matit deri në pazarin e Milotit. Ndonëse tregu i Milotit vijon të jetë funksional, fermerët thonë se aty mungojnë kushtet e në shumicën e rasteve duhet që kafshët për tregtim t’i kthejnë sërisht në banesë pasi nuk ka fuqi blerëse.
Mungesa e thertoreve në shumë qytete të vendit ka bërë që çmimi mishit të rritet në treg. Aktualisht qytetarët e blejnë një kilogram mish 800 lekë të rinj.