Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu deklaroi se mungesa e mjekëve kirurg në spitalin Bashkiak Mat, nuk do të thotë se pacientët të mos marrin shërbim. Për sa kohë mjekët do të jenë të karantinuar, Shehu u shpreh se qytetarët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, duhet t’i drejtohen spitalit Rajonal të Dibrës, ose në spitale të tjera të afërta.
Nga ana tjetër, prefekti Shehu ju bëri apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë protokollin e sigurisë. Sipas tij, Qarku i Dibrës aktualisht është me numrin më të vogël të të infektuarve në rang vendi.