Ky që shihni nuk është një objekt dosido, por që dikur ishte mënyra e vetme për bluar drithërat. Ky është mulliri i “Allamanit” në Kurdari, një objekt ky që i ka rezistuar kohës dhe konkurencës së teknologjisë. Hashim Allamani është ai që kujdeset tani për këtë mulli i cili për dekada me radhë ka qenë mënyra e vetme që banorët të kthenin drithërat në miell. Hashimi na tregon se ai vazhdon traditën e familjes dhe se para se të dilnin mullinjt me energji elektrike, aty bëhej radhë shumë e madhe nga banorë që vinin nga të gjitha anët. Me daljen e mullirit me energji dhe fabrikave për bluarjen e drithërave, Hashim Allamani thotë se ra puna. Megjithatë, ai shprehet se nuk do ta lërë këtë traditë të cilën e trashëgon nga familja.

Por ndonëse tashmë banorët apo fermerët zgjedhin rrugën më të shkurtër për bluarjen e drithërave, Hashim Allamani thotë se mielli i dalë nga mulliri me ujë, është më i mirë se ai i dalë nga mulliri me korent apo fabrika.

Janë të pakët në numër tashmë mullinjt me ujë, ndonëse dikur çdo fshat e kishte një të tillë, kjo traditë siduket po shkon drejt zhdukjes në vendin tonë.