Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu tha se prej tre ditësh po punohet për hapjen e rrugëve në të gjitha fshatrat e Bashkisë Bulqizë. sipas tij, moti i fundjavës që lam pas ishte i pazakontë pasi veç reshjeve të dëborës, pati edhe shumë erë të fortë e cila bëri që bora të mblidhej në pirgje të mëdha në rrugë. Kjo ka vështirësuar sipas tij punën e autoriteteve për të hapur më shpejt akset rrugore. Megjithatë, sipas tij, rrugët e të të gjitha njësive administrative janë të kalueshme, ndërsa po punohet për hapjen e rrugëve të fshatrave të Njësisë Ostren e Trebisht.
Megjithëse temperaturat një natë më parë në Bulqizë shënuan -20 gradë Celsius, nuk raportohet të ketë patur probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.