Prej tri ditësh besimtarët musliman në të gjithë botën kanë nisur muajin Ramazan, i cili në kalendarin Islam është muaji i i nëntë. Por ky muaj nuk është vetëm thjeshtë kalendarik në këtë besim, por edhe një muaj sakrifice, pasi përgjatë gjithë muajit besimtarët agjërojnë. Myftiu i Matit, Fabion Kolaveri thotë se ky agjërimi në këtë muaj është një ndër pesë shtyllat e islamit që duhet të plotësojë një besimtarë.
Jo të gjithë besimtarët kanë detyrimin të agjërojnë gjatë këtij muaji. Janë disa kategori të cilat përjashtohen nga kjo sakrificë sublime.
Muaji i Madhërueshëm i Ramazanit kurorëzohet me festën e Fiter Bajramit, një ndër dy festat më të rëndësishme të besimit islam.