Reagon kandidati i PS Dionis Imeraj pas rezultatit i cili me shumë mundësi i heq atij mundësinë për të fituar mandatin e deputetit. Teksa priten votimet brenda partisë Imeraj duket i dorëzuar dhe lëshoj një mesazh të gjatë pë ndjekësit e tij

Nga Dionis Imeraj

Bashkëqytetarë të Dibrës, Bulqizës, Klosit dhe Matit! Më shumë se çdo herë tjetër Dibra dhe dibranët kishin arsye për të ecur në të njëjtën linjë me qarqet e mëdha të vendit, ku fitorja e Partisë Socialiste është historike! Më shumë se çdo herë tjetër Dibra dhe dibranët kishin arsye për t’i shprehur me votë mirënjohjen e thellë Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Edi Ramës, për Rrugën e Arbërit dhe për vëmendjen e kthyer nga Dibra si asnjëherë më parë në këto 8 vite. Por nuk ndodhi siç duhej! Verdikti i dibranëve meriton një reflektim! Një reflektim…Ndoshta dhe për fajin tonë që s’kemi bërë sa kemi dashur, por sa kemi mundur! Kjo le t’i mbetet analizës. Por pavarësisht kësaj, nuk mund të rri pa falenderuar çdo qytetar të Dibrës, Bulqizës, Klosit dhe Matit pa asnjë ndasi politike, çdo votues dhe jo votues, për qytetarinë dhe qetësinë e treguar gjatë gjithë proçesit zgjedhor. Ashtu siç nuk mund të lë pa falenderuar çdo mbështetës dhe simpatizant që punoi me shpirt, vullnet e përkushtim për Partinë Socialiste, duke i mundësuar rritje në krahasim me zgjedhjet e 2017-ës në rang qarku, edhe pse jo arritjen e objektivit. Ndonëse mandati i tretë në qarkun tonë nuk u arrit për një numër shumë të vogël votash, ajo që mbetet e padiskutueshme është se:E ardhmja e Dibrës dhe e gjithë Shqipërisë do të vijojë me mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste dhe me Edi Ramën kryeministër! 🌹🇦🇱Miqësisht, Dionisi

14141 komentPëlqejKomentoNdaj