Montana bëhet shteti i parë amerikan që ka miratuar legjislacionin që ndalon përdorimin e TikTok në të gjitha pajisjet personale, sipas CNN.

Gjithashtu projektligji ndalon TikTok të funksionojë brenda linjave shtetërore dhe app stores që ofrojnë TikTok për shkarkime.

Miratimi i legjislacionit për të kufizuar përdorimin e TikTok, erdhi mes shqetësimeve të perceptuara të sigurisë.

Disa ligjvënës federalë kanë kërkuar një ndalim kombëtar të TikTok.

Projektligji do të hyjë në fuqi në janar, por ai mund të përballet me sfida të rëndësishme ligjore.

Legjislacioni përshkruan në mënyrë specifike dënimet e mundshme prej 10,000 dollarë për shkelje në ditë.

Dënimet do të zbatohen gjithashtu për çdo app store që zbulohet se ka shkelur ligjin. Ndërkohë, përdoruesit individualë të TikTok nuk do të penalizohen për aksesin në TikTok.