Temperaturat e larta të shkaktuara nga i nxehti afrikan, kërkojnë që të bëhet kujdes gjatë qëndrimit në diell. Mjeku Shahin Kaja në spitalin Bashkiak Bulqizë thotë se disa kategori duhet të bëjnë shumë kujdes me ekspozimin në diell në këtë ditë të nxehta. Sipas Kajës fëmijët dhe të moshuarit nuk duhet t’i ekspozohen rrezeve të diellit nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Po ashtu, Kaja thotë se ata që nuk vuajnë nga asnjë sëmundje duhet të përdorin kapele në kohën e pikut dhe të konsumojnë shumë lëngje. Ndërsa për qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike duhet të jetë tepër e kufizuar. Po ashtu, mjeku Kaja thotë se duhet bërë kujdes edhe nga pickimet që bëhen nga zvarranikët apo insektet e ndryshme. për këto Kaja këshillon që duhet të paraqiten menjëherë në spital, pasi pasojat mund të jenë të rënda.