Në këtë periudhë nisin edhe virozat stinore. Por situata e krijuar nga pandemia Covid-19 e vështirëson akoma edhe më shumë punën e punonjësve të shëndetësisë. Mjeku Reumatolog pranë spitalit të Bulqizës, Shahin Kaja thotë se simptomat mes gripit të zakonshëm dhe Covid-19 janë diferenciale. Sipas tij, shenjat e koronavirusit janë më të rënda se ato të gripit stinor.
Nga ana tjetër, Kaja shprehet se gjatë vjeshtës duhet bërë kujdes në rastet kur shfaqet temperaturë, ethe etj. ai këshillon qytetarët që të mos panikosen por të këshillohen me mjekun e familjes e atë specialist. Janë ata që më pas bëjnë diferencën mes gripit stinor apo Covid-19.