Që nga e hëna e 23 Majit shërbimi Obstetër-gjinokologjik në Maternitetin e Spitalit Bashkiak Mat, do të ofrohet 24 orë në 24. Për shkak se ende nuk është gjetur një mjek që do të ketë kontratë të gjatë, ky shërbim do të ofrohet me skemën e patronazhimit nga mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë. 2 mjekët e parë kanë nisur shërbimin që nga fillimi i javës dhe do të jenë deri me datë 30 Maj. Drejtori i Spitalit “Xhavit Mara” në Burrel, Roland Meta tha se do të jenë 5 grupe mjekësh të cilët do të mbulojnë këtë shërbimin me një grafik 7 ditor.
Shërbimi obstetër-gjinekologjik në maternitetin e spitalit të Burrelit por edhe në përgjithësi në spitalet bashkiake ka munguar për arsye të mungesës së mjekëve specialist. Ndërkohë mënyra për të shmangur udhëtimin e grave shtatzëna nga Mati drejt Tiranës ka qenë mbulimi i këtij shërbimi me mjek të ardhur nga kryeqyteti nëpërmjet sistemit të pratronazhimit i aplikuar vite më parë.