Ka nisur këtë të enjte me gjysmë ore vonesë seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në ndryshim nga herët e tjera seanca ka nisur me një minutë heshtje për minatorin që humbi jetën disa ditë më parë në Bulqizë. Ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi që ka bërë këtë kërkesë.


Seanca nisi me vonesë për shkak se para saj është mbledhur konferenca e kryetarëve, ku është vendosur dhe përbërja e re e grupeve parlamentare në Kuvend.