Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar një pikë në urdhrin që kufizon lëvizjet në Shqipëri në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një urdhër për kufizimin e lëvizjes por dhe për mbylljen e disa kategorishë biznesesh.

Sot ministria ka vendosur që të ndryshojë një pikë të urdhërit duke lejuar hapjen e tre lloje biznesesh.

Konkretisht në vendimin e ditës së sotme thuhet se do të lejohet aktiviteti për për gomisteritë, libraritë dhe kancelaritë.

Me ndryshimin e bërë, këto tre subjekte do të lejohen që të ushtrojnë aktivitetin e tyre pavarësisht masave ndaluese në vend.