Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi ka pritur ditën e sotme në zyrën e saj dy vëllezërit Keta që janë sportistë.

Në postimin e saj Kushi shkruan se dy vëllezërit kanë një pasion të madh për sportin, dhe vullneti i tyre ka bërë që të kapin majat e suksesit.

Ajo thekson se dy vëllezërit janë modele frymëzimi për rininë e vendit.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë e veçantë të mirëprisja në Ministri Vëllezërit Keta, tek të cilët spikat jo vetëm talenti dhe pasioni për sportin, por edhe puna, vullneti dhe sakrifica për të arritur majat e suksesit. Njëri prej tyre, Feriti, sapo u shpall pak ditë më parë kampion bote në Kick-box, në eventin madhështor në Kalanë e Bashtovës.

Ata janë model frymëzimi për të rinjtë shqiptarë edhe për vlerat e larta njerëzore dhe kontributin në mbështetjen e talenteve të reja. Pikërisht këto vlera i bëjnë ata akoma më shumë kampionë.

Krenare për sportistët shqiptarë!