Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 1 person i burgosur në burgun 313 në Tiranë ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ky është rasti i parë në Shqipëri koronavirusi konfirmohet se ka prekur persona brenda sistemit penitenciar shqiptar.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se në total, në këtë burg, janë kryer rreth 40 testime, prej të cilave ka rezultuar i infektuar vetëm një person.
Autoritetet shëndetësore apo të burgjeve nuk kanë dhënë ende asnjë informacion mbi identitetin e të burgosurit të prekur nga Covid-19, ose mënyrën sesi ai ka rënë në kontakt me koronavirusin