Minatorë dhe ish-minatorë të enjte mbajtën protestën e tyre të radhës, por këtë herë nga Bulqiza u zhvendosën përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përsëritur kërkesën për miratimin e statusit.

Punonjësit e nëntokës kërkuan edhe një takim me ministren Belinda Balluku për të arritur një marrëveshje mbi këtë çështje.

Në muajin dhjetor të vitit 2020 Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës i dorëzoi Kuvendit një peticion me rreth 11 mijë firma për miratimin e Statusit të Minatorit, i cili ende nuk është marrë në konsideratë nga ligjvënësit.

Përmes këtij statusi minatorët dhe ish-minatorët do të përfitonin lehtësira që lidhen krysisht me pensionin, pagën minimale si dhe rimbursimin e shpenzimeve shëndetësore.