Lojtarët kryesor të ekipit të Burrelit mbyllin kontratat dhe largohen përfundimisht. Milan Vuksanovic dhe Arsaed Rahova janë dy “firot” e radhës nga matjanët, të cilët duket se do të kenë shumë punë për të formuar përsëri ekipin. Për portierin ka oferta nga Superiorja, por edhe nga jashtë Shqipërisë, ndërsa për mesfushorin ka gjithashtu nga Kategoria e Parë.
Gjithashtu pas mbarimit te kontrates edhe Spartak Ajazi nuk do të ishte më pjesë e Burrelit. Por largimet nuk përfundojnë këtu, pasi edhe Ilias Kasapis ka mbyllur aventurën e tij me matjanët. Në drejtim të mbrojtësit grek ka oferta nga Kategoria Superiore por edhe nga jashtë vendit.