Prej afro një muaji e gjysmë, i gjithë vendi është nën masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Qeveria ka marrë masa drastike duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve, mbylljen e bizneseve apo masa të tjera shtrënguese. Qytetarët e Klosit japin mendime të ndryshme në lidhje me masat e marra. Ata shprehen se këto masa kanë bërë që virusi të rrijë larg tyre, por nga ana tjetër ka nga ata që thonë se disa nga premtimet e dhëna nuk janë realizuar deri tani.