Dosja.al, ju sjell një rast konkret, atë të djalit të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës, Enio. Rebeli 21-vjeçar duket se nuk pranon të izolohet brenda mureve të shtëpisë së tij, por ka rrëmbyer mjetin luksoz dhe ka dalë të sfidojë Covid-19.

Armiku i padukshëm (Covid-19) që nuk kursen as të rinjtë dhe as fëmijët, për të cilën nuk kemi gjetur ende armët e duhura dhe mund të na sjellë vdekjen nga momenti në moment, nuk ka sensibilizuar shumë të rinj. Madje, ata jo vetëm që nuk qëndrojnë të izoluar në shtëpi, për të shmangur kështu shumë kontakte, por në errësirën e mesnatës guxojnë dhe u ‘hipën’ në kokë të bëjnë çmendurira.

Dosja.al, ju sjell një rast konkret, atë të djalit të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës, Enio. Rebeli 21-vjeçar duket se nuk pranon të izolohet brenda mureve të shtëpisë së tij, por ka rrëmbyer mjetin luksoz dhe ka dalë të sfidojë Covid-19

Enio ka edhe një historik me Policinë e Shtetit, përballë të cilës ka tentuar të përdorë pushtetin e të atit, kur u ndalua dhe iu gjetën gjetur 5.5 gramë hashash të  ndarë në doza në automjet. Pas një kontrolli në automjetin e tij, forcat “Shqiponja” që e ndaluan kanë Në momentin e ndalimit mësohet se djali i kryebashkiakut u ka thënë policëve: ‘Pse nuk e njihni babain tim ju?!’

Të jetë vallë sërish pushteti i babait që e ka çuar në delir Enion?

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(burimi dosja.al)