Të gjithë qytetarët e Qarkut Dibër mezi presin përfundimin e rrugës së Arbrit. Përfundimi i plotë i kësaj vepre shkurton ndjeshëm distancën me kryeqytetin. Ndërkohë, prej ditësh po punohet për të bërë gati trasenë nga tuneli i Murrizes deri në fshatin fshat që të asfaltohet. Mjetet e kompanisë që po zbaton projektin e kësaj rruge kanë hedhur materialin e fundit inert për ta bërë gati për asfalt. Ndërsa në vendin e quajtur “Mani i zi” në fshatin fshat është bërë edhe rrethrrotullimi që i jep akses hyrjes nga Klosi.
Ndërkohë burime për Mat Televizion thanë se ka nisur montimi i fabrikës së prodhimit të asfaltit në fshatin Fshat, ku kompania e ka më të lehtë transportin e tij në aksin nga Tuneli i Murrizes deri tek Ura e Vashës. Të njëjtat burime shtuan se menjëherë sapo vendoset në punë kjo fabrikë, do të nisë edhe asfaltimi i rrugës.
Po ashtu paralelisht po punohet edhe për përfundimin e trasesë që do të bëjë lidhjen e rrugës nacionale nga Klosi. Puna po vijon nga makineritë e firmës në të gjithë gjatësinë, ndërsa aktualisht po punohet për hapjen e një segmenti të ri në afërsi të lagjes “Zhuku”.