Më në fund rruga e Rripës shtrohet me beton

Share

Ka marrë fund gangrene e krijuar prej vitesh për banorët e fshatit Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Kjo e fundit ka bërë të mundur shtrimin me beton të kësaj rruge e cila ishte vështirësisht e kalueshme në çdo stinë të vitit për shkak të pjerrtësisë së madhe që kishte deri tek shkolla 9-vjeçare “Veli Alla”. Banorët thonë se më në fund zëri i tyre u dëgjua, pasi problemin në fjalë e kishin ngritur disa herë në kronikat televizive të Mat Televizion. Ata thonë se tashmë ka marrë fund gangrena që ishte krijuar aty prej vitesh, ku një ndër problemet më të madha ishte edhe transportimi i të sëmurëve pasi në këtë rrugë nuk mund të kalonte çdo lloj mjeti. Në rrugë me pjerrësi të tilla është gjetur si zgjidhje shtrimi i tyre me beton në Bashkinë e Klosit, pasi shtrimi me zhavor ishte i paefektshëm, ndërsa banorët kishin vështirësi në qarkullim me automjete.

Read more

Local News