Pas një pune disa mujore për heqjen e shtresës së vjetër të asfasltit dhe nënshtresave të saj në disa segmente, më në fund ka rinisur asfaltimi i rrugës Klos – Burrel. Firma vijon punën me mjete të shtuara nga vendi i quajtur ura e degës drejt fshatit Bërshi.
Këtë të hënë mjetet bënë të mundur shtrimin e një gjatësie të konsiderueshme rruge, ndërsa trafiku është menaxhuar nga efektiv të policisë rrugore dhe punonjës të firmës.
Burime pranë firmës në fjalë, thanë për Mat Tv se puna do të vijojë pa ndërprerje dhe se rruga është bërë gati për asfaltim deri në fshatin Suç.
Rruga Klos – Burrel ishte kthyer në një gangrenë jo vetëm për shkak të ndërhyrjes në të ku herë pas here krijoheshin gropa, por edhe për shkak të pluhurit të madh që shkaktohej gjatë lëvizjes së mjeteve në segmentet e paasfaltuara. Punimet në rrugën Klos – Burrel kanë nisur në tetor të vitit të kaluar dhe rikonstruksioni i saj do të kushtojë rreth 3.7 milion euro