Liga i jep fund bojkotit, skuadrat në fushë të dielën
Liga profesioniste e futbollit i ka dhënë fund bojkotit i cili zgjati afro 1 muaj e gjysmë. Qeveria ka marrë përsipër plotësimin e kërkesave të tyre e në këtë mënyrë, është vendosur që të nisin garat futbollistike për kampionatet e sezonit 2020 – 2021.
Ndërkohë, Burreli do të të nisë ndeshjet zyrtare me garën në kategorinë e parë, por Kupën e Shqipërisë. Kalenderi e ka vendosur në ndeshjen e parë me ekipin e Kastriotit të Krujës, me të cilin u përball në një miqësore pak ditë më parë në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.
Matjanët do të udhëtojnë të dielën drejt Krujës për të luajtur këtë sfidë e cila do të hapë siparin e ndeshjeve zyrtare për sezonin në vijim. Ndërkohë, kampionati i kategorisë së parë në futboll d të nisë në mesjavë ku Burreli do të luajë të Mërkurën në “Liri Ballabani” me ekipin e Veleçikut të Koplikut.
Për drejtuesit e stafit teknik ngjeshja e ndeshjeve do të jetë një lodhje e dyfishtë për lojtarët të cilët pas një pritjeje kaq të gjatë do të duhet të luajnë tre ndeshje brenda pak ditëve. Megjithatë, e rëndësishme është që ekipet do të zbresin në fushë dhe do të stërviten çdo ditë për kundërshtarin e radhës.