Më në fund ka nisur zgjidhja e problemit të çedimit të karrexhatës në rrugën e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës. Dëmtimi i këtij segmenti ishte kthyer në një rrezik të madh për drejtuesit e automjeteve të cilët përballeshin me befasi teksa lëvizin në të.

Gjatë kohës që ishte i dëmtuar, aty kanë ndodhur disa aksidente pasi drejtuesit e mjeteve lëviznin me shpejtësi e më pas përfundonin jashtë rruge. Drejtuesi teknik i firmës mirëmbajtëse të kësaj rruge, Rrahim Lami tha se një rol të madh ka luajtur edhe media me informimin rreth këtij problemi. Sipas tij, ndërhyrja që po bëhet në të, do ta zgjidhë përfundimisht këtë rrezik që përballeshin drejtuesit e mjeteve.

Më pjesën e asflatit të hequr nga rruga e Abrit është shtruar rruga e varrezave, për tju ardhur në ndihmë kështu edhe banorëve që kanë varret e të afërmve të tyre aty.