Më në fund banorët e Kloskatundit kanë ujë të pijshëm

Më në fund banorët e Kloskatundit kanë ujë të pijshëm

Është finalizuar projekti i nisur 3 vite më parë për furnizmin me ujë të pijshëm të disa fshatrave në Bashkinë e Klosit. Mes tyre ishte edhe fshati Kloskatund. Banorët e këtij fshati vuanin mungesën e ujit për të pirë prej dekadash, gjë e cila kishte detyruar shumë prej tyre ta braktisnin vendlindjen. Ndërkohë, ditët e fundit në rrjetin e ri të ujësjellësit ka ardhur uji i pijshëm dhe tashmë po përdoret nga vetë banorët. Këta të fundit shprehen se tashmë një nga problemet më madhore është zgjidhur, siç është uji për konsum të cilin e siguronin ose në burime natyrale të largëta ose në puse. Ata shpresojnë që të mos kenë mungesë më të furnizimit me ujë për konsum në vazhdimësi. Një tjetër problem që mbetet ende i pazgjidhur për banorët e këtij fshati është uji vaditës. Projekti i rrjetit të ujësjellësit, i cili nisi zbatimin tre vite më parë, përfshin fshatrat Kloskatund, Shëngjun e Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit.