Me 105 vota pro mazhoranca ka votuar për shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Në total në votim morën pjesë 115 deputetë të pranishëm në sallë. Për herë të parë në 30 vite pluralizëm Parlamenti shprehet me votë për shkarkimin e një presidenti në Shqipëri. Tashmë verdiktin final në lidhje me çështjen do ta thotë Gjykata Kushtetuese. Më herët Kuvendi miratoi me 104 vota pro raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.