Me mbylljen e numërimit të votave Mati dha verdiktin e tij duke votuar sërish si në vitin 2017.
Sipas të dhënave të bëra publike nga KQZ, Partia Socialiste ka kryesuar rezultatin me 7158 vota (50.24%), ndërkohë që PD numëron 6154 vota (43.21%) dhe LSI 423 vota (2.97%).
Si përgjatë votimit po ashtu edhe gjatë numërimit kandidatët dhe simpatizantët treguan qytetari duke shmangur çdo lloj konflikti dhe duke pranuar verdiktine qytetarëve.