Që prej datës 26 Nëntor i gjithë personeli shëndetësor i kësaj qendre është zhvendosur në ambjentet e brendshme të shkollës së Mesme të Bashkuar Xibër. Ndërkohë që të Martën e 26 Nëntorit, infermieret e turnit të tretë kanë qenë në ambjentet e punës duke kryer shërbimin. Dëmtimi i qendrës është jashtëzakonisht i madh saqë hapsirat boshe duket nga ambjentet e brendshme. Prej dy ditësh vijon nxjerrja e të gjitha pajisjeve nga godina për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet. Banorët e Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit thonë se shteti duhet të marrë menjëherë masa për ndërtimin e një qendre shëndetësore të re, pasi janë më shumë se 3 mijë banorë që presin të marrin shërbim shëndetësorë. Zhvendosja e Shërbimit Shëndetësorë në ambjentet e gjimnazit është zgjidhje provizore, pasi nuk janë kushtet e përshtatshme për këtë shërbim.

Share
Read more