[19:47, 25/05/2024] Dritan Kurti: Është mbyllur i gjithë procesi i votimeve për zgjedhjet e Partisë Demokratike të Rithemelimit në Bashkinë e Matit, ku garuan mes tyre Denisa Vata e Neada Stana.
Procesi i votimit ka nisur në orën 8 dhe është mbyllur në orën 18:00. Pas mbylljes së votimit është bërë edhe numërimi i votave.
Në proces votuar 436 anëtarë të kësaj force politike, ku 323 vota i mori kandidatja Denisa Vata për kundër 102 votave të Neada Stana dhe 11 votave të pavlefshme.
Me këtë rezultat, Denisa Vata rizgjidhet në krye të Partisë Demokratike për Bashkinë e Matit.
Partia Demokratike e Rithemelimit që drejtohet nga lideri historik Sali Berisha ka hyrë në një fazë ristrukturimi ku do të ketë organe drejtuese në çdo bashki të vendit, duke ndryshuar kështu edhe përfaqësimin nga 36 kryetar degësh në 61.
Zgjedhje për kryetarin e degës pritet të mbahen në ditët në vijim edhe në Bashkinë Klos.
[19:48, 25/05/2024] Afrim: