Për tre ditë me rradhë në Dibër të Madhe e në Peshkopi u zhvillua edicioni i 25 -të i festivalit Oda Dibrane. Më shumë se 25 grupe me rreth 650 artistë mbushën rrugët e Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut për tre ditë me rradhë .
Oda Dibrane është festivali folklorik më i madh që zhvillohet në trevat Shqiptare. Në këtë festival marrin pjesë artistë nga të gjitha trevat Shqip folëse.
Ky festival që nga krijimi ka menduar të risjellë në kohë folklorin e bukur, ritin, këngën alegorike të trevave apo zonave nga vijnë artistët. Në natën e tretë të festivalit juria ndau disa mirnjohje për artistë, grupe apo këngë të ndryshme.
Çmimin e parë e fitoi ansambli i Rugëvës nga Kosova , çmimin e dytë e fitoi Ansambli nga Mati.

Çmimin e tretë e fitoi ansambli nga Reka e Epërme në Maqedoninë e Veriut, i cili u vlerësua edhe për kostumografinë. Ndërkohë Vallja e kënduar nga vajzat e grupit të Gurrës së Vogël u vlerësua si vallja më burimore e festivalit.