Është mbyllur numërimi i votave për Këshillin Bashkiak edhe në Bashkinë e Bulqizës. Edhe në këtë bashki forcë e parë politike është Partia Socialiste e cila ka arritur të sigurojë 9 ulëse në parlamentin lokal për mandatin 2023 – 2027 pasi mori 3906 vota. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” siguroi vetëm 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike 1 mandat.

Ndarja e mandateve në Bashkinë Bulqizë

BF 3
PS 9
PAA 1
PLL 1
ALD 1
PD 1
LZHK 1
AD 1
KONS 1
PKSH 1
PASH 1

Mandati më i veçantë në Bulqizë është ai i Partisë Komuniste e cila ka arritur të sigurojë 550 vota.