Kanë mbetur edhe rreth 400 kuti nga fundi për të quajtur të mbyllur në rang kombëtar procesin e numërimit për subjektet politike.

Aktualisht, ky proces është mbyllur në 10 qarqe të vendit, ndërsa ai është duke vazhduar në Tiranë dhe Durrës.

Deri tanë, në Tiranë janë numëruar 933 kuti nga 1243 në total, ndërsa në Durrës janë numëruar 380 nga 481.

Ende pa u mbyllur këto dy qarqe PS ka 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.

Në fotogaleri gjeni ndarjen e mandateve dhe votat në të gjitha qarqet e vendit.