Është mbyllur edhe në Bashkinë e Dibrës procesi i numërimit të votave për anëtarët e rinj të këshillit bashkiak për mandatin katër vjeçar 2023 – 2027.
Edhe në këtë bashki forcë e parë politike ka dalë Partia Socialiste e cila ka rrëmbyer plot 13 mandate nga 31 gjithsej.
Ndërkohë forcë e dytë në këtë bashki ka dalë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit e cila ka arritur të sigurojë 6 ulëse në Këshillin e ri të Bashkisë Dibër.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk mori më shumë se 5 mandate, ndërsa mandatet e tjera i kanë marrë partitë e vogëla dhe një i pavarur. Ndarja e mandateve në Bashkinë e Dibrës është bërë: Partia Socialiste 13, Partia Socialdemokrate 6 mandate, koalicioni “Bashkë fitojmë” 5 mandate, mandate, ndërsa nga një mandat kanë marrë Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Republikane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokratike, Fryma e Re Demokratike, Partia Aleanca Demokristiane dhe kandidati i pavarur Astrit Ademi.