Mbyllet procesi i numërimit të votave në qarkun e Shkodrës, ku PD është forcë fituese me 5 mandate, PS vjen e dyta me 3 mandate, e ndjekur nga PSD me 2 mandate dhe LSI me vetëm 1 mandat.

Procesi i numërimit ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur incidente apo përplasje.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e sheh veten jashtë parlamentit, ndërsa tre të parët në listën e PS-së në Shkodër janë Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci.